Arbëri

Mbesin pa ujë disa zona për shkak të turbullirave në kanalin e Ibër Lepencit

Foto ilustrim
 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar të hënën se turbullira të ujit janë shfaqur edhe në kanalin e Ibër Lepencit, gjë që ka çuar deri në ndërprerjen e furnizimit me ujë të pijshëm në Fushë-Kosovë, lagjen “Kalabria” në Prishtinë, Drenas dhe Obiliq.

Në njoftimin e KRU “Prishtina” bëhet e ditur se këto turbullira kanë ndodhur si pasojë e reshjeve të dendura të shiut ditëve të fundit.