Arbëri

IKSHPK: Ujë i turbullt në tri komuna të Kosovës

 

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK), njoftoi se është vërejtur turbullirë e shtuar e ujit të pijshëm në komunat e Deçanit, Klinës dhe Istogut, me ç’rast bëri thirrje për kujdes.

“Rekomandimet e përgjithshme: 1. Uji para përdorimit të vlohet. 2. Të konsumohet uji për pije nga resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar”, thuhet në njoftim.