Arbëri

Vërshimet shkaktojnë telashe në furnizimin me ujë të pijshëm

uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njoftoi vërshimet e shkaktuara nga shiu, kanë krijuar turbullira të shumta në furnizimin me ujë.

Konsumatorët e Fushë-Kosovës, një pjesë e lagjes “Kalabaria” dhe Zona Industriale, sipas KRU-së, do të kenë ujë të pijshëm nga ora 17:00 deri në 21:00, ndërsa të hënën, furnizimi do të bëhet nga ora 07:00 deri në 09:00.

“Turbullira është jashtëzakonisht e lartë në kanal, andaj me kapacitete teknike jemi duke bërë çmos që së paku të keni ujë sot nga ora 17:00-21:00, për aq kohë sa stabilizohet situata e krijuar pas reshjeve. Ndërsa Drenasi do të ketë çrregullime të kohëpaskohshme”, thuhet në njoftim.