Arbëri

N1: Vuçiq e Kurti takime ndaras me zyrtarët e BE-së, i mundshëm edhe takim trepalësh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të zhvillojnë të hënën në mëngjes takime ndaras me Përfaqësuesein e Lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme, Josep Borrell dhe me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, raporton televizioni serb “N1”.

Vuçiq gjatë një interviste për “TV Prva” ka thënë se takimet do të nisin nga ora 8 e mëngjesit. Ndërsa edhe nga Qeveria e Kosovës, është konfirmuar takimi i të hënës.

Nuk dihet ende se me kë do të zhvillohet takimi i parë dypalësh, por mbajtja e një takimi trepalësh varet nga rrjedha e takimit dypalësh.

Kurti me Vuçiqin për herë të fundit u takuan në Bruksel më 18 gusht.