Arbëri

Ish-ministri i Brendshëm thotë se nuk ka shans që policët që zhveshën uniformat, të rikthehen në punë

Bejtush Gashi, ish-ministër i Brendshëm, e ka përshkruar situatën në veri të vendit të lidhur me çështjen e ndërrimit të targave ilegale në ato RKS si krizë institucionale.

Në Interaktiv të KTV-së ka theksuar se situata është sfiduese për shkak të dorëheqjeve të shumta nga zyrtarët e institucioneve në atë pjesë të vendit.

“Është një krizë institucionale në të cilën aktualisht është ajo pjesë si pasojë e dorëheqjes të zyrtarëve të institucioneve që kanë punuar. Atje kanë mbetur situata shumë sfiduese dhe institucionet e Kosovës nuk mund të ofrojnë shërbime për qytetarët atje”.

Sipas Gashit, nuk ka shans që policët të cilët u dorëhoqën, të rikthehen sërish në detyrë.

“Rikthimi është i pamundur sepse me aktet në fuqi është e përcaktuar që ata që tërhiqen vullnetarisht nga PK-js nuk mund të kthehen. Nëse merret një vendim i tillë, do të na përsëritet skenari i njëjtë sepse ky vendim vjen si rezultat i shqetësimeve që Serbia ka për dialogun me qendër njohjen e ndërsjellë. Këtë situata Serbia e shfrytëzoi”, ka thënë ai.

Ai nuk mendon se mund të ketë përshkallëzim dhe në çdo rast ai thotë i sigurt se NATO-ja do të intervenojë.

“Destabilizimi eventual do të përshkallëzonte zhvillimet dhe mund të përkeqësonte situatën këtu dhe aktualiteti në rajon dhe problemet mund të ketë zhvillimet që mund të përkeqësojnë situatën në Ballkan”.

Gashi ka thënë se Qeveria nuk është angazhuar sa duhet në informimin e qytetarëve serbë të Kosovës dhe dhënien e sigurisë për ta,

“Nuk kemi pasur përpjekje për të qenë të pranishëm politikisht për të qenë në kontakt me pakicën në atë pjesë të territorit. Në kontakt me ta, vjen në përfundimin se ata janë totalisht të painformuara dhe të frikësuar nga grupet kriminale për të cilat institucionet e Kosovës i anë edhe informacionet. Nuk është bë përpjekje që ata njerëz të izolohen dhe të ngrihen procedura për ndikimin që kanë ushtruar”.