Arbëri

“Këshilltarët e humorit” përplasin Von Cramonin dhe Bërnabiqin

 

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, kanë hyrë në një polemikë lidhur me dhuratën që ka pranuar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nga lideri çeçen, Ramzan Kadyrov të martën.

Krahasimi që ka bërë Von Cramon të asaj se ku ishte Serbia më parë dhe ku është tani, duke i publikuar dy fotografi të Vuçiqit në Twitter, që në njërën shihet pranë ish-kancelares gjermane Angela Merkel dhe në tjetrën me këshilltarin e Kadyrovit, Bërnabiqit i është dukur humor jo i këndshëm.