Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Çka parashikoi Veton Surroi në tri shkrime të “KOHA Ditore” në vitin 2011, me rastin e fillimit të dialogut teknik

Çka parashikoi Veton Surroi në tri shkrime të “KOHA Ditore” në vitin 2011, me rastin e fillimit të dialogut teknik:

Si po rrëshqet Kosova e papërgatitur në negociata të papërgatitura?

Si u nis një pakicë shqiptare për ta përfaqësuar Kosovën në Bruksel?

Si u zhvilluan negociata për herë të parë pa koncensus shqiptar?

Si u pajtua H.Thaçi që prej “temave të lehta” të kalohet tek ato të rëndësishme, për të mbetur pastaj në baltë?

Edhe Ekskluzive: Çka parashikoi Veton Surroi në tri shkrime të “KOHA Ditore” në vitin 2011, me rastin e fillimit të dialogut teknik Arbëri Ekskluzive: Çka parashikoi Veton Surroi në tri shkrime të “KOHA Ditore” në vitin 2011, me rastin e fillimit të dialogut teknik

Symbyllas apo me sy të hapur në një proces negociator me mungesë e strukturës, mungesa e parimeve prijëse dhe mungesa e cakut negociator?

“Kështu në Kosovë mund të ndërtohen dy sisteme juridike, një kushtetues të Republikës së Kosovës dhe tjetri një kodifikim “zgjidhjesh të veçanta” të vendosura në Bruksel”.

“Kështu , ai që quhej “dialog teknik mes dy shteteve” është në fakt negociatë politike, njëri prej objektivave të së cilës është që me pëlqimin e Kosovës zyrtare të vendoset suspendimi legjitim i rendit juridik në një pjesë të Kosovës, apo për një pjesë të qytetarëve të saj, dhe vendosja e një rendi tjetër juridik, si produkt i një marrëveshje politike dhe i varur nga ajo marrëveshje politike”

“Edhe pas mendimit të GJND-së , së 22 korrikut të vitit 2010, në vend se të ndërrohen rolet , dhe pozicioni i Kosovës të forcohet, pozicioni i Kosovës ka shkuar duke u dobësuar. Në vend të ofensivës pro-kosovare në OKB, u shënua ofensiva anti-kosovare e Serbisë e cila mbërriti marrëveshjen Serbi-BE për bisedime të pastrukturuara “Prishtinë-Beograd”.

Këtu mund ta lexoni kolumnën e parë:

Këtu mund ta lexoni kolumnën e dytë

Edhe Skicë për Platformën konsensuale të Kosovës Arbëri Skicë për Platformën konsensuale të Kosovës

Këtu mund ta lexoni kolumnen e tretë: