Arbëri

Macroni priti Osmanin e Kurtin në Paris

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka pritur të enjten presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Osmani e Kurti po marrin pjesë në Forumin e Paqes në Paris, të iniciuar nga presidenti Macron.

Forumi i Paqes ka për qëllim bashkëpunimin ndërkombëtar mes vendeve dhe trajtimeve e çështjeve si ato klimatike, të terrorizmit, emigracionit dhe të pasigurisë kibernetike.

Gjatë së enjtes është raportuar se do të ndodhë një takim trepalësh mes kryeministrit Kurti, presidentit Macron dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Presidenti serb deklaroi se nuk beson se do të ketë takim me Kurtin.