Arbëri

“Çmimi i rrymës mund të dyfishohet në rast se nuk ka zgjidhje me banorët e Shipitullës”

 

Nexhat Llumnica, kryetar i Komisionit Statutor në Sindikatën e re të KEK-ut, i ftuar në Interaktiv të KTV-së, ka folur për problemin e fundit të shfaqur në lidhje me prodhimin e energjisë elektrike në termocentralet e Kosovës.

Ai thotë se në fshatin Shipitullë të Komunës së Obiliqit, aty ku banorët nuk po lejojnë gërmime thëngjilli nga KEK-u nëse nuk kompensohen fer, ka shtëpi që janë ndërtuar nga zyrtarë shtetërorë në mënyrë që në të ardhmen të përfitojnë nga kompensimi.