Arbëri

Makshana: Dorëheqjet në veri na kthejnë në situatën e para vitit 2013

 

Konfirmimi i dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë në veri të Mitrovicës do t’i kthente proceset gjyqësorë në pikën zero dhe situata në Kosovë do të kthehej në kohën e para vitit 2013, ka thënë të mërkurën në “Sot” të KTV-së, Lavdim Makshana nga Zyra për ndihmë juridike në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD).

Sipas tij, lëndët gjyqësore atje mund të kthehen në pikën zero pasi siç ka thënë, ato lëndë duhet t’i marrë përsipër një gjyqtar dhe prokuror tjetër.