Arbëri

Tensionet në veri, KFOR-i thotë se po e monitoron situatën në terren

Foto: KOHA
 

Misioni i KFOR-it është duke monitoruar situatën që është krijuar në veri të Kosovës pas vendimit të përfaqësuesve serbë që t’i bojkotojnë institucionet e Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, KFOR-i ka thënë se është në kontakt të ngushtë me të gjitha autoritetet dhe se nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e kësaj force.