Arbëri

Katër komunat veriore shkojnë në zgjedhje

Foto: Driton Paçarada / KOHA
 

Me rastin e dorëheqjes së përfaqësuesve serbë nga institucionet e Kosovës, katër komuna në veri të vendit kanë mbetur pa kryetarë. Kjo nënkupton se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet t’i shpallë zgjedhjet në një afat të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, brenda 30-45 ditëve, siç është e përcaktuar me ligj.

Komplikimi i situatës në veri me bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga përfaqësuesit e komunitetit serb, si pasojë e suspendimit nga detyra të drejtorit rajonal të Policisë në veri të Mitrovicës, Nenad Gjuriq, ka bërë që Osmani të obligohet t’i thërras partitë politike në veri të Kosovës për t’u konsultuar rreth datës së zgjedhjeve.