Arbëri

Vuçiqi pas seancës urgjente të Qeverisë: Nuk heqim dorë nga politika e paqes dhe stabilitetit

Nuk po heqim dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas seancës urgjente të Qeverisë serbe të shtunën, ku temë e vetme ishin zhvillimet në Kosovë, shkruan Danas.

“Faleminderit për ftesën dhe që më dhatë mundësinë t'ju informoj për situatën në Serbi. Ne nuk heqim dorë nga politika e përgjegjshme e paqes dhe stabilitetit”, ka shkruar Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram.

Vuçiq me ftesë të kryeministres Ana Bërnabiq mori pjesë në këtë seancë.

Ai ka dorëzuar një raport në kabinetin e Ana Bërnabiqit se çfarë ka biseduar me përfaqësuesit e serbëve në Kosovë, të cilët kanë caktuar takim në Zveçan për sot në mesditë, pas së cilës do të vendosin nëse do të largohen nga institucionet në Kosovë.