Arbëri

ATK: Të hyrat tatimore arrijnë shifrën 623.6 milionë euro

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka bërë të ditur se të hyrat tatimore kanë arritur shifrën prej 623.6 milionë euro.

“Trendi rritës i të hyrave vazhdon ta dominoi inkasimin edhe për periudhën janar-tetor 2022, ku përtej planit jemi për 12.9 milion euro apo 2.1%. Përderisa, vlera totale e inkasimit shkon në 623.6 milion euro tatime. Ndërsa, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 111.1 milion euro apo 21.7%”, thuhet në një komunikatë të AAK-së.

Sipas komunikatës performanca e të hyrave vazhdon të jetë jashtëzakonisht e lartë, pavarësisht rishikimit të bërë të planit deri në fund vitit.

“Vlerësim për rritje dyshifrore të të hyrave së fundi ATK ka marrë edhe nga raportet ndërkombëtare, si ai nga Komisioni Evropian dhe PEFA. Në këto raporte theksohet se progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, ku të ardhurat e përgjithshme për vitin fiskal 2021 ishin 19% më të larta se në vitin 2020 (të hyrat e përgjithshme, ATK & Doganë)”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Image