Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Policia nis qortimin për targa ilegale

Policia e Kosovës ka bërë qortimet e para te pronarët e veturave me targa ilegale, pak pas mesnatës, me të hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për konvertim të targave ilegale në ato RKS.

Siç shkruajnë mediat lokale serbe, në pikëkalimin kufitar në Jarinje një shofereje të një veture me targa “KM” i është dhënë dokumenti që bën të qartë qortimin. “Kosovo-Online” shkruan se bëhet fjalë për një grua shofere. Ajo megjithatë ka thënë se nuk planifikon ta regjistrojë veturën në RKS, pasi po pret një vendim nga Beogradi zyrtar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Nga 1 nëntori, sot, ka hyrë zyrtarisht në fuqi masa qortuese për targat ilegale. Ky vendim i Qeverisë vlen për dy javë, në kuadër të planit të shkallëzimit të zbatimit të vendimit.

Automjetet me targa ilegale të Serbisë mund të qarkullojnë rrugëve të Kosovës edhe pas 1 nëntorit. Qeveria ka vendosur që nga kjo datë të ketë shkallëzim sanksionesh: në tri javët e para qortim; nga 21 nëntori për dy muaj rresht shqiptim gjobash; nga 21 janari targa provuese; e nga 21 prilli zbatim të tërësishëm të vendimit.

SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian janë shprehur të zhgënjyera me vendimin e Qeverisë, meqë kërkonin shtyrjen e zbatimit të vendimit për 10 muaj. E, Lista Serbe ka paralajmëruar “përgjigje të ashpër” ndaj planit të Qeverisë.

Ndërkaq gjatë ditës në Jarinjë është parë situatë e qetë.