Muja: Në mandatin tonë nuk do të ketë “Zajednicë”

- 21:27Muja: Në mandatin tonë nuk do të ketë “Zajednicë”
- 21:04Mustafa: Vetëm 9% e shpenzimeve të Qeverisë shkuan në investime kapitale
- 21:02Muja: Qeveritë e kaluara edhe dënimet gjyqësore i kanë cilësuar si investime
- 20:49Muja: Ulja e TVSH-së nuk funksionon në Kosovë
- 20:44Mustafa: Me masat e propozuara nga PDK-ja, çdo familje do të përfitonte nga 150 euro
- 20:30Mustafa: Projektligji për çmimet tavan është humbje kohe
- 20:21Muja: S’mund të thuhet ekonomi e lirë, kur është e koncentruar në 2-3 furnitorë
Muja: Në mandatin tonë nuk do të ketë “Zajednicë”
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, deklaroi në DESKU-n e KTV-së, se Lëvizja Vetëvendosje është pro një asociacioni pa kompetenca ekzekutive dhe që nuk do të ketë nivele të treta.
Ai tha të enjten se gjatë Qeverisë Kurti, nuk do të ketë “Zajednicë” me kompetenca, por që sipas tij, komunat kanë mundësi të asociohen mes vete për projekte specifike.
“Gjatë qeverisë tonë nuk do të ketë ‘Zajednicë’ me kompetenca ekzekutive, e aq më pak në nivel të tretë të qeverisjes. Nuk e lejon Kushtetuta, Gjykata Kushtetuese e ka rrezuar këtë. S’mund të ketë nivel të tretë dhe nuk mund të ketë asociacione për një komunitet”, tha ai.
Sipas Mujës, edhe SHBA-ja është pro pozicionit të Kosovës në dialogun me Serbinë.
“Nga SHBA-ja ka ardhur një letër që është konform edhe pozicionit tonë. Thuhet që dialogu të përfundojë me njohje reciproke. E dyta, njohja në qendër të dialogut. E kemi dëgjuar këtë nga SHBA-ja e kemi parë që është adaptuar nga kancelari gjerman, por edhe nga vende të BE-së”, tha ai.
Mustafa: Vetëm 9% e shpenzimeve të Qeverisë shkuan në investime kapitale
Koordinatori i departamentit për financa në kabinetin e qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se vetëm 9 për qind të të gjitha shpenzimeve të Qeverisë nga janari deri në muajin shtator kanë shkuar për investime kapitale.
Ai ka konsideruar se kjo kategori është më e rëndësishmja për të ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit, por gjatë këtij viti nuk është realizuar asnjë projekt kapital nga kjo Qeveri.
“Nëse bëjmë krahasime, për nëntë muajt e parë të vitit 2019, pjesëmarrja e investimeve kapitale në gjithsej shpenzimet e Qeverisë kanë qenë diku 25 për qind”, ka thënë ai.
Sipas Mustafës, arsyeja pse investimet kapitale janë në nivel të ulët është se nuk është realizuar asnjë projekt i vetëm serioz kapital.
Mustafa: Mbushja e buxhetit po rrjedh për shkak të inflacionit, s’është koha për t’u krenuar
Koordinatori i departamentit për financa në kabinetin e “qeverisjes së mirë” të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se nuk është koha që Qeveria të krenohet me mbushjen e buxhetit.
Në emisionin DESKU në KTV, Mustafa ka thënë se kjo mbushje po rrjedh për shkak të inflacionit.
“Përqindja e rritjes së të hyrave buxhetore është në vijë me përqindjen e rritjes së çmimeve. Qeveria do të duhej të krenohej me atë se si po e përdorë buxhetin në këtë kohë krize”, ka thënë ai.
Muja: Qeveritë e kaluara edhe dënimet gjyqësore i kanë cilësuar si investime
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, deklaroi në DESKU-n e KTV-së, se qeveritë e kaluara, dënimet gjyqësore i kanë konsideruar si investime kapitale.
Ai tha të enjten se kur Kosova ka humbur miliona euro nga gjoba e kompanisë “Bechtel&Enka”, Qeveria e atëhershme e ka cilësuar si investim.
“Aty ku opozita pretendon se ka pasur investime kapitale, ka qenë ajo gjoba e ‘Bechtel&Enka’. Në vitin 2020, investimi më i madh ka qenë një dëmtim gjyqësor në vlerë prej 30 milionë euro. Edhe dënimet gjyqësore i kanë shpallur si investime kapitale”, tha Muja.
Sipas deputetit të VV-së, rritja e kostove të materialeve ndërtimore ka bërë që ulet shkalla e realizimit të projekteve. Ai tha se është e pavërtetë që Qeveria po i mban paratë në bankë, pa i investuar.
Muja: Ulja e TVSH-së nuk funksionon në Kosovë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, deklaroi në DESKU-n e KTV-së, se heqja apo ulja e tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH-së), nuk do të funksiononte në Kosovë, pasi sipas tij, kjo nuk ka funksionuar as më parë.
Muja tha të enjten se Kosova ka hequr TVSH-në dhe akcizën viteve të kaluara për një sërë produktesh, por që nuk është regjistruar ulje e çmimeve.
“Plusi i shkon prodhuesit ose bizneseve, ndërsa politika jonë i drejtohet qytetarit më të varfër. Nuk jep rezultate TVSH-ja. Në 2020-n, është propozuar lirimi i tantiemës për prodhuesit e qymyrit. Është thënë nëse ulet tantiema, do të ulet çmimi i energjisë, kjo nuk ka funksionuar. 12 milionë euro i kanë shkuar një biznesi të afërt me PDK-në”, deklaroi ai.
Sipas deputetit të LVV-së, masat e Qeverisë për vendosjen e çmimeve tavan, janë të përkohshme.
“Këta masa janë të përkohshme. Janë të limituara vetëm në produkte që kemi dëshmi paraprake që ka pasur abuzim me qellim që të mbrohet konsumatori dhe ekonomia e lirë”.
Mustafa: Me masat e propozuara nga PDK-ja, çdo familje do të përfitonte nga 150 euro
Koordinatori i departamentit për financa në kabinetin e qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se nëse Qeveria do të merrte për bazë masat e propozuara nga PDK-ja, çdo familje do të mund të përfitonte mesatarisht 150 euro në muaj.
Në emisionin Desku të enjten, Mustafa ka thënë se përfitimi do të ishte aq sa është shtrenjtuar shporta e produkteve esenciale në Kosovë.
“Sikur të ishin marrë masat që i kemi propzouar, largimi i përkohshëm i akcizës në naftë, heqja e TVSH-së në produktet esenciale, konsiderojmë se efektet do të ishin të drejtpërdrejta në frenimin e rritjes së çmimeve”, ka shtuar ai.
Ai tha se PDK-ja konsideron që nuk është marrë seriozisht kriza dhe rrjedhimisht është vonuar në ndërmarrjen e masave.
Mustafa: Projektligji për çmimet tavan është humbje kohe
Koordinatori i departamentit për financa në kabinetin e qeverisjes së mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se projektligji për çmimet tavan, i cili ka qenë pikë e rendit të ditës në seancën e së enjtes në Kuvendin e Kosovës është humbje kohe.
I ftuar të enjten në emisionin Desku në KTV, Mustafa ka thënë se është parë një tendencë e vazhdueshme e qeverisë që këtë krizë të çmimeve që ka kapluar vendin, më tepër ta paraqesë si krizë të shkaktuar nga abuzues të çmimeve sesa nga forca të tregut.
“Nëse e marrim çmimin e naftës, sot e kemi të rregulluar dhe është më i lartë sesa në vendet e rajonit madje i ofrohet edhe vendeve të zhvilluara në disa rajone, po të mos ishte i rregulluar sigurisht që sot do të kishim dëgjuar akuza që ky çmim është i abuzuar për shkak se është çmim shumë i lartë”, ka thënë ai.
Sipas tij, gabimi i Qeverisë së Kosovës që nga fillimi ka qenë se nuk është marrë me krizën ashtu siç do duhej marrë: me krizën që ka burim zhvillimet në treg, por siç thotë ai, vazhdimisht është munduar ta paraqesë për shkak të abuzuesve të çmimeve.
“Ne nuk kemi parë ndonjë raport të mirëfilltë që tregon se ka abuzues të çmimeve”, ka shtuar ai.
Muja: S’mund të thuhet ekonomi e lirë, kur është e koncentruar në 2-3 furnitorë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, deklaroi në DESKU-n e KTV-së se në Kosovë nuk mund të ketë ekonomi të lirë, kur ajo është e koncentruar në 2-3 furnitorë.
Ai tha të enjten se lëvizjet e mëdha në çmimet e produkteve bazike, bënë që të merret iniciativa për vendosjen e çmimeve tavan për këto produkte.
“Fillet e ligjit datojnë prej 30 marsit kur është parë kulmi i spekulimit të tregut. Pastaj këto procedurat e konsultimeve, nevoja për t’i konsultuar po e kanë rrugëtimin e vet. Ka qenë më ngadalë, por legjislacioni është ndërmarrë, në kulmin e çmimeve. Kemi parë se vaji i importuar me 1.21 euro, e është shitur me 3.45 euro, deri në 4 euro”, deklaroi Muja.
Ai shtoi se është abuzuar me çmimet e produkteve dhe se çmimet kanë pasur dallime të mëdha nga importimi deri te shitja.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Policia: Trajtimi i armëve të sekuestruara bëhet pas përfundimit të procedurave ligjore

Berisha: Rama të mos ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës

Biserko: Policia e Kosovës e menaxhoi profesionalisht aksionin e së dielës

Parlamenti Evropian javën e ardhshme do të diskutojë për situatën në veri

DASH: Nuk mund të barazohet vrasja e policit me atë të sulmuesve

Me Njësinë e qenve, Policia në kërkim të armëve dhe viktimave të tjera potenciale në Banjskë

Osmani: Kosova nën sulm, dialogu s’është më njësoj

Vuçiq: Serbia do ta hetojë vrasjen e policit në veri

Shasha: Ramës i mungon konsistenca, i lexon vetëm fjalimet e Amerikës

Kurti: S’mund të besohet ideja që armët në Banjskë hynë pa përfshirjen e qeverisë serbe

KPK-ja thërret takim të jashtëzakonshëm për shkarkimin e anëtarit Agron Beka
