Arbëri

Kurti takohet me komandantin e ri të KFOR-it, bisedojnë rreth sigurisë në Kosovë

 

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takimin e parë formal, pas marrjes së komandës të KFOR-it, Gjeneralmajorin Angelo Michele Ristuccia, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Së bashku me urimin për detyrën e re dhe mirëseardhjen në Republikën e Kosovës, kryeministri Kurti e njoftoi Gjeneralmajor Ristuccia për zhvillimet në vend, punën e qeverisë dhe synimet e saj, me theks te fusha e sigurisë.