Arbëri

Kuvendi sot me dy seanca plenare

Kuvendi i Kosovës të premten mban dy seanca plenare.

Seanca e parë do të mbahet me fillim nga ora 11:00, ku do të shqyrtohen disa pika, në mesin e tyre do të jetë edhe zgjedhja e dy anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës dhe shqyrtimi i propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022.

Seanca e dytë do të nisë nga ora 15:00.

Do të shqyrtohen dy pika.

“Shqyrtim i parë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike”.

Pikat e seancës që do të mbahet nga ora 11:00.

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit,

4. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ,

6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,

7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,

8. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,

9. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

10. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

Pikat e seancës që nisë nga ora 15:00:

1. Shqyrtim i parë i Projektligjit nr.08/L-179 për masat e përkohshme të produkteve themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg,

2. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-183 për mbështetjen e punëve publike.