Arbëri

​Kadriu: Të gjithë operatorët për tregtimin e energjisë janë të licencuar, përveç në veri

 

Në Kosovë të gjitha kompanitë për tregtimin e energjisë elektrike janë të licencuara, përveç në veri të vendit ku ende ka operatorë që veprojnë ilegalisht.

Kështu tha gjatë dëshmisë së tij në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, ish-ushtruesi i detyrës së kryeshefit ekzekutiv të kompanisë publike KOSTT, Kadri Kadriu.