Arbëri

SBASHK-u kundër vendimit të Nagavcit: S’do të ketë mësim këtë të shtunë

Foto: Alban Bujari / KOHA
 

Sindikata e Bashkuar e Arsimit ka kundërshtuar vendimin e ministres, Arbërie Nagavci, për ndryshim të kalendarit shkollor, duke thënë se mësimi nuk do të mbahet të shtunën e 15 tetorit, siç parashihet me vendimin e ri, për t’i zëvendësuar orët e humbura si pasojë e grevës në shtator.

Në një konferencë për media të enjten, kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, e ka cilësuar të ngutshëm vendimin për kalendarin e ri, pa marrëveshje paraprake me sindikalistët.