Arbëri

Kisha Ortodokse Serbe nderon kriminelin që u gjykua nga Haga për krimet në Kosovë

Vladimir Lazareviq gjatë gjykimit në Tribunalin e Hagës për krimet në Kosovë (Foto: AP)
 

Kisha Ortodokse Serbe vazhdon të nderojë kriminelët e luftës. Pasi javë më parë, ipeshkvi Irinej nderoi kriminelin e Luftës Vojislav Sheshel, duke ia ndarë urdhrin “Shën Peshkopi Mardaria”, të hënën, medalje ka marrë edhe një kriminel tjetër serb i gjykuar nga Tribunali i Hagës – Vladimir Lazareviq, shkruan portali i pavarur serb “N1”.

Në Manastririn e Shën Nikollës në Vranjë, peshkopi Pahomie nderoi të dënuarin e Hagës, Lazareviq me “Urdhrin e Surdulicës”.