Arbëri

Komandanti i ri i KFOR-it në Kosovë zotohet për përkushtim e bashkëpunim

 

Është ndërruar sot komanda e KFOR-it. Komandanti i 27-ë i KFOR-it është gjeneralmajori italian, Angelo Michele Ristuccia.

Në ceremoninë e ndërrimit të Komandës se KFOR-it, gjeneralmajori i ushtrisë hungareze, i cili deri sot ishte komandant i KFOR-it, Ferenc Kajari u shpreh i habitur se sa shpejt ka kaluar koha prej kur mori këtë pozitë dhe sa kanë arritur.