Arbëri

Kuvendi mblidhet të premten, Murati në interpelancë për pagat

Kuvendi, terheqja nga Trusti
Foto: KOHA
 

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, të premten do të mblidhen në një seancë plenare, ku do të shqyrtojnë dhjetë pika të rendit të ditës.

Sipas njoftimit të Kuvendit, si pikë e rendit të ditës është edhe interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Cenimi i të drejtave të punëtorëve në administratën shtetërore me ndalimin e pagave, si dhe presioni mbi pushtetin lokal, ndërhyrja në autonominë e komunave”.