Arbëri

Osmani: Po përballemi me sfida të mëdha, por të bashkuar do t’ia dalim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para fillimit të Samitit të Komunitetit Politik Evropian (EPC) që po mbahet në Pragë.

Osmani ka thënë se është një ditë e rëndësishme për kontinentin e Evropës.

“Unë jam këtu në emër të Republikës së Kosovës, ta përfaqësoj shtetin tim në këtë platformë të re e të rëndësishme. Ka mundësi të barabartë të dëgjohet zëri ynë, idetë dhe veprimet për t’u përballur me këto sfida. Shikoj para të marrë pjesë në këtë mbledhje dhe do të kem edhe takime bilaterale me liderët e Evropës. Ajo që po përballemi është sfidë e madhe, por nëse qëndrojmë të bashkuar, do të jemi në gjendje të kemi sukses’, ka thënë Osmani.

FOTO-GALERI:
{gallery}

E kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se shpreson të mos ketë më nevojë për kriza të ketë një Samit të tillë.

“Është ide e vjetër, por rilindet kur ka kohë krize. Shpresoj të mos kemi nevojë për kriza për të pasur takime sërish. Shpresoj të shfrytëzojmë këtë takim e të vazhdojmë të ndërtojmë diçka të rëndësishme për komunitetin e madh evropian”, ka thënë Rama. 

Rama është pyetur edhe për çështjen e bandave trafikante shqiptare në veri të Francës nga një gazetar i “Daily Mail”.

“Qeveria jonë qeverisë Shqipërinë, ne nuk jemi përgjegjës për ta qeverisur veriun e Francës. Apo jo?” – tha Rama.