Arbëri

Rizvanolli prezanton masat për subvencionim të energjisë: Do t’ia kursejnë shtetit 12 mln euro

FOTO: Alban Bujari/KOHA
 

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka prezantuar të enjten masat për subvencionim të pajisjeve efiçente së energjisë për qytetarët, prej të cilave pretendon se do t’ia kursejnë shtetit mbi 12 milionë euro për dimrin që po vjen.

Rizvanolli në konferencë për shtyp ka thënë se duke filluar nga sot, qytetarët do të mund të aplikojnë për t’u ndihmuar për këto masa. Aplikimi për këto masa, sipas ministres, bëhet në E-Kosova. “Kriteret e përfitimit janë të specifikuara në thirrjen për aplikim”, shtoi ajo.