1 perditesime
Arbëri

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit
Foto: Alban Bujari / KOHA
14:08

Dështon mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Ka dështuar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, pasi Partia Demokratike dhe Lidhja Demokratike e lëshuan mbledhjen.

Kryeparlamentari Glauk Konjufca nuk ishte i pranishëm po ashtu. Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se ai është në pushim mjekësor për shkak të një lëndimi fizik.

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se ata kanë lëshuar mbledhjen në shenjë proteste për mosekzekutimin e pagave për mësimdhënësit. Ai bëri të ditur se veçse po dorëzojnë kallëzim penal ndaj ministri të Financave, Hekuran Murati, dhe sekretarit Enis Spahiu. 

“Sot duhet të them që do të ngrejmë një kallëzim penal ndaj Hekuran Muratit dhe sekretarit Enis Spahiu, në këto momente vetëm se është duke u dorëzuar kallëzimi penal në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”, ka thënë Murati. 

08:09

Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, diskutohen disa pika

Sot do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës.

Mbledhja do të nisë nga ora 13:30, ndërsa në rend dite janë disa pika.

Do të jetë në rend votimi në lexim të dytë i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës ndër të tjera.

Pikat e rendit të ditës:

I. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 4 gusht 2022:

28. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-117 për Qeverinë e Republikës së Kosovës,

35. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-149 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-010 për noterinë,

36. Shqyrtimi i Strategjisë së Sigurisë së Kosovës 2022-2027,

37. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,

38. Shqyrtimi i rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Radiotelevizionit të Kosovës për vitin 2021 dhe Raportit të Auditimit të performancës “Menaxhimi i fondeve publike në Radiotelevizionin e Kosovës”.

III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 15, 22 dhe 23 shtator 2022:

9. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-123 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që kanë të bëjnë me racionalizimin dhe vendosjen e vijave llogaridhënëse të agjencive ekzekutive,

10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-147 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04-131 për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur të Mediave për vitin 2021,

12. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2021,

13. Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2020,

14. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.05/L-003 për Mbikëqyrjen Elektronike të Personave të Cilëve u Kufizohet Lëvizja me Vendim të Gjykatës,

15. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime nga mbikëqyrja e zbatimit të Ligjit nr.06/L-010 për Noterinë,

16. Shqyrtimi i Rekomandimeve të dala nga shqyrtimi i Raportit të Auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Universitetit të Prishtinës për vitin 2021.

IV. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 29 shtator dhe 3 tetor 2022:

7. Votimi për formimin e Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre (3) anëtarë të Komisionit të Pavarur të Mediave, nga radhët e komunitetit shqiptar.

V. Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së Financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e Reformës së Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë”,

4. Shqyrtim i Projektligjit nr.08/L-169 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Fiscalis” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e tatimit,

5. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-170 për ratifikimin e Marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrje të Kosovës në “Doganat” Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim në fushën e Doganave,

6. Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-171 për ratifikimin e Marrëveshjes së Bashkëfinancimit për Projektin Parku i Inovacionit dhe Trajnimit Prizren (PIT) ndërmjet Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave , Punës dhe Transfereve dhe Republikës Federale të Gjermanisë përfaqësuar nga GIZ,

7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-109 për Kompensimin e Viktimave të Krimit,

8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-172 për Sigurinë e Përgjithshme të Produkteve,

9. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës në lidhje me mosrealizimin e projekteve kapitale të Qeverisë gjatë vitit 2022,

10. Zgjedhja e dy (2) anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës,

11. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2021.

VI. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave