Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës, Rrahman Jasharaj, ka thënë se mësuesit në Kosovë, me mosekzekutimin e pagave për shtator, po ndëshkohen “për grevën legjitime në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë”.
Sipas tij, në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, kur mbi 30 milionë mësues në botë kanë festë, në Kosovë “festojnë të dëshpëruar”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është 5 Tetori dita ndërkombëtare e mësuesit. Sot të 31 milionë mësuesit, anëtarë të Internacionales Botërore të Arsimit, e në këtë numër bëjnë pjesë edhe anëtarësia e SBASHK-ut, me aktivitete shënojnë këtë ditë të madhe të mësuesit. Sot lartësohet kujtimi për sakrificat sublime të mësuesit nëpër vite e dekada. Sot rikthehet kujtimi edhe për mësuesit e Kosovës, që në vitet e 90-ta kanë bërë sakrifica sublime në mbrojtje të dritës kundër errësirës e duke ruajtur idealin dhe shpresën për Kosovën shtet. Sot, më 5 tetor miliona mësues të botës kremtojnë ditën e tyre dhe blejnë ndonjë dhuratë e ca gjësende për të festuar, ndërsa punëtorët e arsimit në Kosovë festojnë të dëshpëruar e pa pagat deri në këtë moment kur po shkruaj këtë shkrim. Qeveria e tyre i ndëshkojë për grevën legjitime në kohën kur për të njëjtën grevë ua dha pagat shërbyesve civilë që me qëndrim dinjitoz ishin në grevën e njëjtë. Punëtorët e arsimit janë në pritjen e arsyeshme, që bile në pjesën e dytë të ditës së madhe të 5 tetorit, Ditës ndërkombëtare të mësuesit, të marrin pagat e të blejnë ndonjë dhuratë modeste e ta festojnë këtë ditë të madhe, por nëse kjo nuk ndodh, jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe gjithë bota do ta kuptojë se Qeveria po sjell mesazhe pikëllimi për mësuesin e Kosovës edhe në këtë ditë të madhe të mësuesit kudo në botë”, ka shkruar ai në një letër të dërguar për mediat.
Teksa po kalojnë orët e fundit të afatit deri kur me kontratë parashihet që punonjësve në sektorin publik t’u ekzekutohen pagat, Qeveria nuk i ka ekzekutuar pagat duke u arsyetuar në nenin 18 të Ligjit për paga që parasheh që “gjatë zhvillimit të grevës, të pezullohen detyrimet që rrjedhin nga kontrata e punës, duke e përfshirë të drejtën në pagesë dhe detyrimin e bindjes për të punuar”.
Greva në sektorin publik kishte filluar më 25 gusht. U pezullua javën e kaluar, pas votimit të sindikatave. Është paralajmëruar që greva do të rifillojë në janar në rast se nuk plotësohen kërkesat. Gjatë kësaj periudhe, Qeveria u shpreh se s’do t’i paguajë mësimdhënësit grevistë. Më 4 tetor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci propozoi pagë avancë për mësimdhënësit, si kompensim për zëvendësim të orëve me ndryshim të kalendarit shkollor. Sindikata e Bashkuar për Arsim ka paralajmëruar veprime në rast se pagat nuk do të ekzekutohen deri sot në ora 16:00.