Arbëri

Nis zhdoganimi në portin e Durrësit i mallrave të destinuara për Kosovë

 

Të martën, në portin e Durrësit ka nisur zhdoganimi i mallrave që kanë destinacion Kosovën, ka bërë të ditur Ministria e Financave përmes një njoftimi.

Në njoftim thuhet se ministri i Financave, Punës dhe Transfereve të Kosovës, Hekuran Murati dhe ministrja e Financave dhe Ekonomisë e Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, kanë vizituar të martën, zyrat e Doganës së Kosovës në portin e Durrësit.