Arbëri

Tri raste të reja me COVID-19 të dielën në Kosovë

Kosova ka regjistruar tri raste të reja pozitive me COVID-19 të dielën.

Siç ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, rastet e reja të infektimit janë shënuar nga gjithsej 64 testime të kryera.

Në raportin e MSH-së bëhet e ditur se nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Edhe tre persona të infektuar deri tani, janë shëruar, duke bërë që numri i rasteve aktive të mos ketë lëvizje.

Aktualisht 29 persona vazhdojnë të jenë të prekur me COVID-19.