Rusia dhe satelitët e saj janë kërcënuesit më të mëdhenj të paqes dhe duhet të ndalen, ka thënë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pak orë pasi presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e shpalli aneksimin e një pjese të territorit të Ukrainës.
“Grabitja e paligjshme e territorit të Ukrainës, bazuar në “referendumet” e turpshme dhe përdorimi i forcës është një shkelje e plotë e së drejtës ndërkombëtare. Rusia dhe satelitët e saj janë kërcënimi më i madh për paqen dhe duhet të ndalen e të sanksionohen edhe më shumë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAjo ka thënë se Kosova dhe aleatët demokratikë “gjithmonë do të jenë krah Ukrainës”.
Të premten, Putini deklaroi si territore ruse katër rajone në Ukrainë.