Arbëri

Duke dënuar Rusinë, Sllovakia “njeh” Kosovën

 

Teksa ka dënuar aneksimin rus të territoreve të Ukrainës, Republika e Sllovakisë me një hartë të publikuar në uebfaqen zyrtare “e ka njohur” Kosovën si shtet, duke ia njohur kufijtë e saj.

Në hartën e publikuar në uebfaqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kosova paraqitet në kufijtë e saj të plotë.