Arbëri

Profesionistët shëndetësorë nga diaspora lirohen nga pajisja me Leje Pune Afatshkurtër

Foto: Albin Kurti - KOHA
 

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e së premtes ka liruar nga obligimi për pajisje me Leje Pune Afatshkurtër, profesionistët shëndetësor të cilët konsiderohen pjesëtarë të diasporës e të cilët me kërkesë të institucioneve shëndetësore angazhohen përkohësisht në këto institucione.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se ky vendim pritet të jetë nisje e një stadi reformues të shëndetësisë.