Arbëri

Në 10-vjetorin e themelimit, Meridian Express ndan 10,000 euro për SOS Fshatin

 

Betimi*[1] së bashku me dy vëllezërit dhe motrën erdhën në SOS Fshatin e Fëmijëve në Prishtinë në vitin 2012, pasi humbën të dy prindërit .Të mbetur pa askënd që do të kujdesej për ta, Betimi së bashku me vëllezërit u referuan në SOS Fshatrat e Fëmijëve. Kur Betimi erdhi në SOS Fshat, ishte shumë e natyrshme që ai, si më i rrituri, të përballej me sfida emocionale dhe akademike. Por më mbështetjen që i duhej për të shëruar plagët emocionale dhe me mundësinë e ofruar për edukim të duhur, e në veçanti fakti që ai nuk do të kishte nevojë të shqetësohej për mirëqenien e vëllezërve dhe motrës, Betimi filloi të lulëzojë dhe të mbushej me jetë dhe energji përsëri. Sot, ai po aplikon për studime në universitet dhe shpreson që të bëhet një avokat i së drejtës familjare. I pyetur se çka vlerëson më së shumti nga koha e tij në SOS Fshat në Prishtinë, Betimi u shpreh se “fakti që vëllezërit dhe motra e tij janë në rrugë të mbarë për të përmbushur ëndrrat e tyre”.

Image