Arbëri

Qendra e Studentëve hap konkursin e dytë për ushqyerje në menzë

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), ka shpallur konkurs për pranimin e studentëve për ushqim në mensë, për vitin akademik 2022/2023.

Konkursi do të jetë i hapur prej datës 03.10.2022 deri më datën 05.10.2022.

Ky është një konkurs shtesë për ushqyerje në menzë për shkak të kërkesës së madhe të studentëve.

“Studentët të cilët do të aplikojnë për ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin mund ta bëjnë përmes sistemit Online, në adresat zyrtare të QS, web faqes qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studenteve-Prishtine. Qendra e Studentëve ka shpallur rezultatet e konkursit paraprak mirëpo si rezultat i kërkesës se madhe nga ana e studentëve ka vendosur që këtë vit akademik të hap edhe një konkurs shtesë vetëm për ushqyerje në mensë”, thuhet në njoftim.

Në këtë konkurs shtesë do të pranohen rreth 1.000 studentë për ushqyerje ne mensë.

“Mënyra e përzgjedhjes së studentëve të cilët do të fitojnë të drejtën për ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs. Çmimi për ushqim do të jetë 15 euro”, përfundon njoftimi.