Arbëri

Këshilli i Prindërve ripërsërit: Hapini shkollat ose çregjistrohemi

Foto: Driton Paqarada/KOHA
 

Këshilli i Prindërve të Kosovës ka ripërsëritur paralajmërimin e bërë një ditë më parë se do të bëjnë çregjistrimin masiv të nxënësve nëse nuk hapen shkollat më 3 tetor.

Ky këshill përmes një postimi në Facebook të premten ka falënderuar UNICEF-in i cili ka kërkuar që fëmijët tu kthehen bankave shkollore.