Arbëri

Beteja për pronën 7-hektarëshe (2): Vendimet kontradiktore të AKP-së dhe përfshirja e Federatës së Futbollit

 
Ky tekst është Premium por sot mund ta lexoni pa pagesë!

Një vendim për qiradhënie për pronën që nuk është nën menaxhim të saj, ish-Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ia ka lëshuar para dy vjetësh Federatës së Futbollit të Kosovës.

Drejtuesit e tashëm të AKP-së nuk e kanë komentuar vendimin e mëparshëm, por kanë sqaruar se prona 7-hektarëshe pranë digës së liqenit të Batllavës ligjërisht i takon ndërmarrjes shoqërore Ekonomia Pyjore dhe se vendimi për lëshim me qira nga ana e saj nuk është i ekzekutueshëm. Jokompetente që të nxjerrë vendime për tokat pyjore AKP-në e ka shpallur edhe Gjykata Supreme në një rast të ngjashëm, më 2016-n.