Arbëri

Rama: Rusët janë të mirëseardhur në Shqipëri

Foto: KOHA
 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se shtetasit rusë që po largohen nga vendi i tyre për shkak të thirrjes së presidentit Vladimir Putin për mobilizim ushtarak, janë të mirëpritur në Shqipëri.

Deklaratën se Shqipëria mban dyert hapur për rusët që nuk duan të shkojnë në luftë, Rama e dha të mërkurën në një konferencë për media, shkroi “Euronews Albania”.