Arbëri

Ndarja e SBASHK-ut: Një grup kërkon të vazhdohet greva, tjetri të ndërpritet

Foto: Alban Bujari/KOHA
 

Në anëtarësinë e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) janë krijuar dy ekstreme lidhur me grevën në shkolla, ka bërë të ditur Reshit Kushaj, kryetar i Këshillit Grevist në SBASHK.

Kushaj ka thënë të mërkurën në “60 Minuta” të KTV-së, se njëra palë kërkon që të vazhdohet greva pavarësisht se është zgjatur shumë, sipas tij, dhe tjetra që ajo të ndërpritet.