123 minatorë kanë mbetur të ngujuar në minierën e Trepçës për shkak të një defekti me rrymë, ka konfirmuar për KOHËN, të martën, kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Gani Osmani.
Ai ka thënë se gjendja e minatorëve është e mirë dhe ekipet janë duke punuar për ta sanuar defektin me rrymë, i cili është shkaktuar nga rrufeja.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoOsmani ka shtuar se minatorët gjenden në një pjesë të minierës ku ka ajrosje më të mirë. Sipas tij, nuk është hera e parë që minatorët kanë mbetur të ngujuar shkaku i defekteve me rrymë.
Këta minatorë janë të ndërrimit të parë, të cilët kanë filluar punën nga ora 7:00 dhe do duhej ta përfundonin në orën 14:00.