Arbëri

MASHTI: Beqaj dha kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të reja

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit universitar, Behlul Beqaj.

Përmes një telegrami ngushëllimi publikuar në Facebook thuhet se Beqaj dha kontribut të madh në arsimimin e gjeneratave të reja, duke u bërë një nga figurat e rëndësishme të arsimit universitar që me përkushtim e kreu këtë mision fisnik dhe mbeti në kujtesën tonë përgjithmonë.

“Vepra e profesorit Beqaj edhe në publicistikë, hulumtime shkencore dhe analiza politike, do t’iu mbetet gjeneratave si një nga resurset e vlefshme, ashtu sikur edhe kontributi në fushën e artit dhe sportit. Në emër të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknlogjisë dhe Inovacionit, ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes Beqaj, miqve, bashkëpunëtorëve, studentëve dhe të gjithë atyre që e njohën”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.