Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, njëherit ish-ministre e Arsimit, u ka bërë një propozim Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë e Kulturë (SBASHK) dhe Qeverisë së Kosovës për të dalë nga greva.
Ajo i ka rekomanduar SBASHK-ut që ta pranojë ofertën e Qeverisë për 50 euro shtesë dhe kjo të vazhdojë deri më 31 dhjetor 2022, ndërsa nga 1 janari të implementohet Ligji i Pagave.
“Në rast se nuk hyn në fuqi, atëherë të planifikohet buxhet që shtesa prej 50 euro të vazhdojë deri në hyrje të këtij ligji”, ka shkruar Bajrami në Facebook.
E Qeverisë, Bajrami, i ka rekomanduar të mos zbatojë ndëshkime në paga për muajin shtator.
“I rekomandoj Qeverisë t’i pranojë këto kërkesa. Shkollat e çerdhet duhet të hapen të hënën”, ka shkruar Bajrami.
Greva e përgjithshme e BSPK-së ka filluar më 25 gusht.