Arbëri

Kamberi pret që në dialogun Kosovë-Serbi të shtrohet çështja e Luginës së Preshevës

 

Shqiptarët e Luginës së Preshevës presin që çështja e tyre të shtrohet si temë bisedimesh në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ka thënë deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, në “Java Sonte me Rronin” në KTV të premten.

Sipas tij, vetëm kur të bëhet kjo, mund të thuhet se Qeveria e Kosovës e ka kryer punën mirë.