Arbëri

As kryesindikalistja evropiane nuk e zgjidh ngërçin, greva vazhdon

 

Ngërçi në arsim nuk është zgjidhur as të mërkurën, pas takimit të kryesindikalistës evropiane për arsim, Susan Flocken dhe kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në një konferencë për media pas këtij takimi, Jasharaj ka thënë se me gjithë argumentet e Flockenit në mbështetje të grevës, Qeveria nuk ka ndërruar qëndrim.