Mandatarja për postin e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se kurrë nuk ka pasur presione më të mëdha ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Bërnabiq ka thënë se presionet sillen rreth dy gjërave – vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe zgjidhjes finale me Kosovën.
“Vuçiq dje në Ne] York kishte më tepër se 20 takime. Por, sot është dita më e rëndësishme. Kurrë nuk kanë qenë presionet ndaj Vuçiqit më të mëdha dhe ato shkojnë në dy pika - vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë dhe zgjidhjes finale me Kosovën e M.”, - ka thënë Bërnabiq raporton “Novosti”.