Reshje shiu është parashikuar se do të ketë të mërkurën vende-vende në Kosovë, si pasojë e vranësirave të dendura që pritet të jenë prezent pothuaj në gjithë territorin, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Sipas njoftimit, gjatë javës do të mbajë mot i ndryshueshëm.
Të enjten, pritet mot më stabil, ndërsa të premten me ndryshime që mundësojnë kushte për riga shiu.
Fundjava pritet të jetë sërish më e qetë me rritje të lehtë të temperaturave maksimale.
Minimalet gjatë këtyre katër ditëve të ardhshme parashihen të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-21 gradë celsius.
Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira, ndërsa indeksi UV do t’i ketë vlerat mesatare.