Arbëri

Ligji i ri për KPK-në e dekretimi i Kryeprokurorit të Shtetit, pengje të afateve ligjore

 

Sistemi i hetuesisë ka mbetur peng i afateve ligjore. Gjykata Kushtetuese prej më shumë se 60 ditësh ende nuk ka marrë vendim rreth ankesës ndaj ligjit të ri për Këshillin Prokurorial. Në anën tjetër, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, prej pesë muajsh nuk ka vendosur për dekretimin ose jo të kandidatit për Kryeprokuror të Shtetit, Blerim Isufaj. Përderisa për Kushtetuesen ka mendime të ndryshme rreth asaj se kur fillon rrjedhja e afatit 60 ditor për trajtimin e një ankese, Presidentja nuk ka fare afat të caktuar për dekretim

Prej rreth 150 ditësh, Prokuroria e Shtetit është duke u udhëhequr me ushtrues detyre. As pas kësaj kohe, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka vendosur për dekretimin ose jo të Blerim Isufajt për Kryeprokuror.

Paralelisht me zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të shtetit, i bllokuar ka mbetur edhe ligji i ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës.