Arbëri

Latifi: Komisioni për shëndetësi nuk e zbeh funksionin tim, por e fuqizon

 

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, ka thënë se krijimi i Komisionit Ekzekutiv për Shëndetësi në kuadër të Qeverisë së Kosovës nuk ia zbeh aspak funksionin e tij si ministër.

Këtë komision do ta kryesojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Latifi ka thënë se aktualisht shëndetësi kosovare ndodhet në krizë, prandaj e sheh tejet të nevojshëm krijimin e këtij komisioni.