Arbëri

Njësia A3 do të ndalet për 4-5 ditë, KEK-u zotohet se s’do të ketë reduktime

 

Njësia 3 e termocentralit “Kosova A” është planifikuar për ndalje të funksionimit për 4-5 ditë, ka njoftuar Korporata Energjetike e Kosovës të premten, që është zotuar se nuk do të ketë reduktime të rrymës.

KEK-u ka thënë se aktualisht kjo njësi është në punë, por që planifikohet të ndalet. Kjo korporatë është shprehur se i ka ndërmarrë masat e nevojshme për mbulim të mungesave të planifikuara, “kështu që nuk pritet të ketë reduktime të energjisë elektrike”.