Arbëri

Gashi: Ligji për pensionet me mangësi të mëdha, Ministria e Financave s’na dëgjon

 

Njazi Gashi, kryetar i Shoqatës së Pensionistëve, thotë se Ligji për skemat pensionale ka mangësi të mëdha dhe se sipas tij, janë dërguar sugjerimet se çka duhet të ndryshohet, mirëpo shton se Ministria e Financave nuk po i merr parasysh.

Gashi ka thënë në “60 Minuta” të KTV-së të enjten, se pensionet duhet të rriten çdo vit, siç e parasheh ligji, bazuar në inflacionin në vitin paraprak, por që sipas tij kjo nuk ka ndodhur asnjëherë.