Arbëri

Të martën në Kosovë presidentja e Hungarisë, Novak

Presidentja e Hungarise, Katalin Novak

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, të martën do ta vizitojë Kosovën.

Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës ka bërë të ditur se Novak do të arrijë në Prishtinë rreth orës 9 të mëngjesit dhe do të pritet nga zëvendëskryeministrja, Donika Gërvalla-Schwarz.

“Nesër në Republikën e Kosovës do të qëndrojë për vizitë presidentja e Hungarisë –

shkëlqesia e saj, znj.Katalin Novak. Delegacioni hungarez do të pritet në aeroport nga zëvendëskryeministrja, njëherësh ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj.Donika Gërvalla-Schwarz”, thuhet nga MPJD.